Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë, 23  tetor  2018 – Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:

*    F.R,  femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
*    L.A, femër 30 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu
përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit BMW,  L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje