Prishtinë, 18 mars 2014 – Ju informojmë se sot në ora 07:35, në rrugën lokale Lipjan – Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar pesë persona, prej të cilëve njëri ka ndërruar jetë.Në aksident janë përfshirë katër automjete, një veturë e tipit Golf IV, ngjyrë hiri, një autobus, ngjyrë e bardhë, një veturë e tipit Ford siera, ngjyrë e zezë dhe vetura Golf III, ngjyrë hiri, që të gjitha këto automjete me targa të Republikës së Kosovës.Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar pesë persona, prej të cilëve K. Gashi (mashkull) 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (pasagjer i autobusit) ka ndërruar jetë nga plagët e mara, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.Në po të njëjtën qendër, për tretman mjekësor, janë dërguar edhe të lënduarit e tjerë: L.Berisha (femër) 17 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës (pasagjer i autobusit ) V.Gashi (femër) 16 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës (pasagjer i autobusit) H. Gashi (mashkull) 59 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasës i veturës Golf IV) O.Bikliqi (mashkull) 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasës i autobusit) Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ana e njësiteve policore relevante, si dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Gjithashtu pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, dy personave, ngasësit të autobusit O.B (mashkull) 26 vjeç dhe ngasësit të veturës Golf IV, H.G (mashkull) 59 vjeç. Ndërkohë që hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.