Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdekje e dyshimtë

Vushtrri, 15 shtator 2021

Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri.

Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje