Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdekje e dyshimtë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë

Prishtinë, 6 korrik 2015 – Sot rreth orës 08:00 Policia ka marrë informatën se në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Imzot Nik Prela” ndodhet një trup i shtrirë. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’rast ka hasur viktimën mashkull E. A. 55 vjeç, i cili ishte pa shenja jete.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit rajonalë për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policorë të stacionit ‘Jugu’ me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe deri në pranimin e raportit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për rrethanat – shkakun e vdekjes, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje