27.2. 2014, Kaçanik
Sot rreth orës 11:20, nga shërbimi i emergjencës në Kaçanik, policia është njoftuar se një nxënës i shkollës së mesme “Skënderbeu” është sjellë pa shenja jete në këtë shërbim. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes duke marrë të gjitha veprimet e duhura. Raportet e para thonë se 17 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë me shëndet edhe në shkollë. Mësimdhënësit dhe shokët e klasës ishin përpjekur që ta ndihmonin, por pa sukses. Vdekjen e nxënësit e ka konstatuar mjeku kujdestar në ambulancën e Kaçanikut. Të gjitha veprimet policore të sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, lidhur me rastin, janë bërë sipas autorizimit të prokurorit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.