Prizren, 20 janar
Rreth orës 13:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ardianët” në një shtëpi e cila ende nuk ishte e meremetuar dhe e gatshme për banim, pronari i shtëpisë i cili kishte shkuar për ta vizituar shtëpinë, kishte gjetur një person të gjinisë mashkullore, rreth 55 vjeçar, pa shenja jete. I njëjti ka alarmuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e duhura hetimore në vendin e ngjarjes. Mjeku nga emergjenca e spitalit rajonal të Prizrenit ka konstatuar vdekjen, ndërsa personeli nga mjekësia ligjore, me urdhër të prokurorit të shtetit, e ka bartur trupin e pajetë për autopsi në institutin e tyre. Vlen të theksohet se viktima ka qenë i shpallur si person i zhdukur nga familja para tre ditësh. Grupi hetimor ka iniciuar rastin si vdekje e pasqaruar dhe për këtë pret raportin nga mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes.