Mushtisht-Suharekë, 09 qershor -Rreth orës 10:30, një amvise e pa kujdesshme kishte ndezur mbeturinat në vozën e bërllokut e cila ishte pran një ofiçine për servisimin e autobusëve me ç’rast flakët kanë përfshi disa goma të vjetra në ofiçinë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar disa fshatarë të cilët kanë qenë afër vendit të ngjarjes e ndër ta edhe një fqinj. Gjatë fikjes së zjarrit fqinji ka pësuar goditje nga korrenti elektrik dhe me pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Për fat të keq viktima ka ndërruar jetë në spital. Hetues policor, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit.