Krajk-Prizren, 16 mars – Në orët e mbrëmjes, policia në Prizren është informuar nga disa qytetarë për një rast i cili bënte me dije se disa shokë nga Suhareka kishin shkuar pasditen e djeshme në brigjet e Drinit për peshkim në afërsi të fshatit Krajk. Gjatë peshkimit njëri nga ta ishte ndarë dhe nuk ishte lajmëruar fare. Disa herë është thirr në telefon por nuk kishte pasur përgjigje andaj është filluar me kërkimin e tij. Më vonë i njëjti është gjetur pa shenja jeta. Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca e spitalit me mjekun i cili ka konstatuar vdekjen. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, prokurori dhe mjeko ligjorët. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe ekspertë të KEDS-it sepse dyshohet se viktima mund ta ketë prekur me shkop peshkimi një tel të tensionit të larte i cili kalon në afërsi të vendit të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa hetuesit kanë nisur me zbardhjen e rrethanave te rastit. Ndërkohë pritet edhe një raport nga KEDS-i. Viktima është Q. K. I vitlindjes 1982.