Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon plani policor “Java e sigurisë” në komunikacionin rrugorë

Prishtinë, 08 maj 2014

Nga data 01 Maj 2014 Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planit policor të quajtur “Java e Sigurisë” në komunikacionin rrugor me zero (0) tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, plan ky i cili do të vazhdoj edhe më tutje.Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë ky angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e sajë, ka të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj kërkon dhe njëherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim pra, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës.Plani policor “Java e sigurisë” ka dhënë rezultate pozitive në aspektin e zvogëlimit të aksidenteve dhe në mbarëvajtjen/ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Pasqyra e të dhënave të cilën e gjeni në vijim flet për angazhimet e shtuara të Policisë së Kosovës, ku ka ndërmarr masa ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacionin rrugor e në veçanti edhe ndaj këmbësorëve të cilët janë kategoria më e rrezikuar në komunikacionin rrugor.

Java e parë 01-07.05.2014

 

Llojet e kundërvajtjeve:

Gjithsej

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar

3418

Drita e kuqe – semafori

54

Tejkalim ne vije te plote

77

Tejkalim i kolonës se automjeteve

10

Mos respektimi i përparësisë së kalimit

11

Mos respektimi i këmbësorëve

26

Drejtimi  nën ndikimin alkoolit

8

Parkimi i pa rregullt

889

Kthimi-rrotullimi-lëvizja mbrapa

21

Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer

532

Lëvizja në drejtimin e ndaluar

33

Rrypi i sigurisë

995

Mos mbajtja e distancës

55

Nisje e automjetit në mënyrë të vrullshme

32

Modifikimi i automjetit (Atest)/Tahogaf

26

Mos respektimi i shenjave të komunikacionit

732

Mbingarkesa-ngarkesa e pa rregullt në automjetit

37

Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit-gomat

32

Kalimi i afatit të regjistrimit të automjetit

562

Gabimet e këmbësorit gjatë lëvizjes

442

Manipulimi i pasigurt me automjet

43

Mos përshtatja e shpejtësisë- Kushteve të rrugës

60

Drejt. auto. me targa te huaja pa prezencën e pronarit

23

Punimet në rrugë /Infrastruktura rrugore/H e mbeturin.

0

Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore

17

Mosrespektim i urdhërit te policit

20

Mos përdorimi i dritave

488

Përdorimi i telefonave

157

Veprat penale Rrezikim i Komunikacionit sipas Kodit Penal

14

Shoferi i motoçikletës  pa përdorimin e helmetës

15

Mos posedimi i dokumenteve te automjetit me veti

250

Bartja e me shume personave ne mjet

28

Pa certifikatë mjekësore

5

Makinat Bujqësore pa drita

10

Xhamat e errëta

155

Fëmiu nen moshën 12 vjeçar ne ulësen e përparme

61

Pasagjeret kundërvajtës

6

Masa sipas ligjit për transport te udhëtarëve

9

Te tjera (bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion Rrugor)

305

 TOTALI I GJOBAVE NGA TE GJITHA RAJONET POLICORE

9658

Shënim: Vlen të ceket se mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara janë të rregulluara në bazë të Ligjit mbi Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-070, ku këto të hyra sipas ligjit në fjalë grumbullohen në buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, gjegjësisht komunës përkatëse ku është shkaktuar kundërvajtja, ndërsa buxheti i Policisë se Kosovës nuk përfiton nga këto mjete, pasi këto mjete nuk derdhen ne buxhetin e PK-se.Apelin me video-link mund ta gjeni në web-faqen

 http://www.kosovopolice.com/?page=1,49,168

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje