Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdon kërkimi i të riut të zhdukur

Prizren, 27 Shtator 2022
Me datë 26 dhe 27 Shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.
Qëllim i takimit ishte që të arrihet sa me afër informacioneve për personin e zhdukur të raportuar me datë 04 Shtator 2022.
Që nga ajo ditë hetimet dhe veprimet e policisë nuk janë ndal, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë edhe policinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së veriut.
Për rikujtim:
Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.
Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.
Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
Deri më sot personi i zhdukur nuk është gjete.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje