Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Rahovec ka vazhduar me promovimin e fushatës sensibilizuese “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”. Bazuar në planin e veprimit, janë zhvilluar aktivitete ku ju është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës. Kjo fushatë ka përfshirë takime me përfaqësuesit e komuniteteve, OJQ-ve, bashkësive lokale, forumeve rinore, takime me zyrtarët për barazi gjinore, takime me nxënës të shkollave etj.
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, respektivisht në kuadër të Stacioneve Policore Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë është duke u vazhduar me takime informues me qytetarë dhe të interesuar, me qëllim që të inkurajohen sa më shumë pjesëtarë të minoriteteve për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës, duke qenë një mundësi e mirë për të rinj e të rejat që të i bashkohen Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha minoritetet”.