Festoni me zemër e jo me armë
Prishtinë, më 29 korrik 2024
Policia e Kosovës (PK), përmes planifikimeve operacionale, aktiviteteve policore dhe fushatave sensibilizuese, vazhdon angazhimet e saj në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në organizime festive në mbarë vendin.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit PK-ja ka reaguar në katër raste të ndryshme ku ka pasur të shtëna me armë gjatë festimeve të ndryshme, janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë konfiskuar armë dhe municione si prova materiale, pasi që posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj.
Policia vazhdon të apeloj tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve të festoni me zemër e jo me armë.