Gjatë javës që lamë pas, janë shënuar disa aktivitete të policisë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit më KLSP-të.
Kështu, nga 25 deri 27 maj 2022, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim ka organizuar seminar për të rritur ndërgjegjësimin e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve) dhe bashkësisë mbi reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Në seminar u ofruan metodat, mënyrat e bashkëpunimit ndër-institucional në raste të fatkeqësive.
Kurse, në Prizren, sot më 27.05.2022, zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar takim me anëtarë të KLSP-së për fshatrat Lubizhidë, Skorobisht, Graincar, Novoselanë dhe përfaqësuesi nga lagja Dardania Prizren. Temë kryesore e diskutuar ishte thellimi i bashkëpunimit mes KLSP-së dhe policisë në aspekt të shtimit të sigurisë në këto zona.