Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

Gjilan, 01 Korrik 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Njësiti i Biçiklistëve të Stacionit Policorë në Gjilan edhe sot kanë vazhduar me kampanjën vetëdijësuese në kuadër të planit opracional “Siguria në komunikacionin rrugor’’.
Sot me datën 01.07.2022 kanë vazhduar me shpërndarje të fletëpalosjeve tek vozitësit që kanë qarkulluar në disa pika në qytetin e Gjilanit, fletëpalosje me dhjetë (10) rregullat e arta të sigurisë rrugore e cila u rikujton vozitësve disa nga shkeljet që e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi dhe toleranca do të jetë zero.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje