Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

V r a s j e

Skenderaj, 4 gusht 2014
Një rast i vrasjes është regjistruar të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes në sheshin “Adem Jashari’’ në Skenderaj, me ç’rast një mashkull 45 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:45 të ditës së djeshme, në një lokal në sheshin Adem Jashari në Skenderaj. Hetimet e para bëjnë të ditur se si pasojë e përdorimit të armës nga i dyshuari G. G. 46 vjeç, në drejtim të viktimës, viktima R. Sh. 45 vjeç, banor i Skenderajt kishte marrë plagë, me urgjencë është dërguar në QKMF në Skenderaj, më pas ishte transferuar në spitalin rajonal të Mitrovicës ku si pasojë e plagëve të marra mjeku kishte konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendngjarje me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të policisë, përfshirë edhe prokurorin e shtetit të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive të nevojshme për rastin e raportuar.Hetuesit e sektorit për krime serioze nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, të cilët janë duke u marrë me rastin, së bashku me teknikët e kriminalistikës, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kanë identifikuar 4 gëzhoja, të pistoletës, gëzhoja këto të cilat dyshohet se i përkisnin armës së përdorur në veprën penale të ‘vrasjes’. Deri në këto çaste, nuk është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, në përkrahje të njësive të specializuara kanë realizuar urdhër kontroll të shtëpisë së të dyshuarit por i dyshuari nuk është gjetur. Policia e Kosovës është në kërkim të dyshuarit, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë.Hetimet janë duke u ndjekur për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit kriminal ndërsa janë intervistuar disa persona në cilësi të dëshmitarëve.Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Hetuesit rajonal po vazhdojnë hetimet për vepër penale ‘vrasje’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje