Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti, në zyrën e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ka zhvilluar një takim zyrtar me Atasheun e Programit të Departamentit të Drejtësisë të Ambasadës Amerikane, Kimberly Riffe

Prishtinë, 01 shtator 2022

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti, në zyrën e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ka zhvilluar një takim zyrtar me Atasheun e Programit të Departamentit të Drejtësisë të Ambasadës Amerikane, Kimberly Riffe dhe Këshilltaren vendore të ICITAP-it, Leonora Berkani. Diskutimet përfshinin partneritetin e vazhdueshëm strategjik të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici. Atasheu Riffe është zotuar se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë që avancon profesionalizimin e policisë dhe siguron që angazhimi qytetar/polic të jetë prioritet. Drejtori i përgjithshëm Hoti u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe vlerëson mbështetjen në të kaluarën dhe të ardhmen. Të dy konfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve prej disa dekadash mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Acting General Director Colonel Fehmi Hoti officially met with US Embassy Department of Justice Program Attaché Kimberly Riffe and ICITAP National Advisor Leonora Berkani in his office at the police headquarters in Pristina. Discussions included the DOJ/ICITAP and Kosovo Police continues strategic partnership that advances effective law enforcement practices and solid rule of law principles in the police. Attaché Riffe committed to continuing to provide assistance that furthers the professionalization of the police and ensures citizens/police engagement is prioritized. General Director Hoti responded with his commitment to sustainment of the partnership with ICITAP and the United States Embassy agencies and appreciates the support in the past and the future. Both affirmed the continuation of the decades long United States and Kosovo bond.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje