Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.
Qytetarë të nderuar, përmbajuni udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, përmbajuni vendimeve të institucioneve, ta ruajmë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve!
Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin AntiCOVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!