Sot, në Ferizaj është mbajtur puntori me temë, ‘’Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm’’, e organizuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë nga DPP-Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhe OSBE.
Në këtë takim, u diskutuan çështje të ndryshme të sigurisë , me theks të veçantë për dukurinë e ekstremizmit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësusesit e forumeve lokale të sigurisë në bashkësi, ( KKSB dhe KLSP), nga rajoni i Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkpunim edhe me institucione tjera të vendit, planifikon aktivitete të ndryshme, në parandalim të kësaj dukurie.
Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, për një ambient të sigurtë dhe të qetë.