Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.D.Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, priti në takim zyrtar znj. Alessandra Roccasalvo Zëvendëse Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë

 

Prishtinë, 02 maj 2018/p>U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Naim Rexha, sot me 02.05.2018 ka pritur në takim zyrtar një delegacion nga UNDP-ja, të prirë nga znj. Alessandra Roccasalvo Zëvendëse Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë./p>Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Naim Rexha fillimisht falënderoi znj. Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës. /p>U.D. Drejtori Rexha njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës./p>Njëkohësisht z.Rexha çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së në përgjithësi, e me theks të veçantë për ofrimin e ndihmës rreth projektit të shkatërrimit të armëve të vogla. /p>Po ashtu ne takim u diskutua edhe rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me ç’rast znj. Alessandra Roccasalvo e ritheksoj se UNDP-ja do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje