Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Naim Rexha mori pjesë në konferencën rajonale në Brdo të Sllovenisë

Prishtinë, 8 qershor  2018

         

U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Naim Rexha, i shoqëruar nga një zyrtar i Drejtorisë Kundër Terrorizmit, kanë marrë pjesë në një konferencë rajonale kundër radikalizmit të dhunshëm, të mbajtur në Brdo të Sllovenisë. 

Në konferencën përmbyllëse të projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor, morën pjesë drejtorët e Policive të vendeve të rajonit si: Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi,  Sllovenia, Serbia dhe Shqipëria. 

Gjatë konferencës u prezantua projekti i cili është pjesë e nismës së iniciativës kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe u diskutua për fluksin e migrimit në tërësi.

Konferenca rezultoi edhe me shkëmbimin e eksperiencave më të mira, ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre fenomeneve.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së                            

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje