U. d. drejtori i Përgjithshëm, z. Samedin Mehmeti, sot u takua me zyrtarët policorë ndërlidhës të Beneluksit.
U. d. drejtori falënderoi zyrtarin ndërlidhës policor në shkuarje të shteteve të Beneluksit z. Charles de Winter për kontributin e tij dhe i dëshiroi mirëseardhje ndërlidhëses policore në ardhje zonjës Eva Mielnicki.
Drejtori shprehu mirënjohje për përkrahjen nga shtetet e Beneluksit si dhe potencoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkëpunim me këto vende.
“Do të punojmë së bashku për të ofruar siguri si në Kosovë dhe po ashtu në vendet e Beneluksit, duke ditur se Kosova ka diasporë të cilët jetojnë në këto shtete”, tha z. Mehmeti.