U.D Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti sot priti në takim Ambasadorin e Hungarisë H.E. József Bencze. Ambasadori hungarez uroi Drejtorin për pozitën si dhe shprehu bashkëpunimin e kësaj ambasade me Policinë e Kosovës.
Në takim u biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë hungareze dhe tema konkrete si: siguria në trafik dhe eksperiencat në trajnime.
U.D Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme”