U.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti u shënua në librin e zisë për mbretëreshën Elizabeth II
Sot, më datë 14.09.2022 në hapësirat e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti u shënua në librin e zisë me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
“E nderuara familje mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, e respektuara Ambasadë Britaneze në Prishtinë, në emër të Policisë së Kosovës dhe në emrin tim personal ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Zoti e bekoftë popullin e Mbretërisë së Bashkuar”.