Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tri zjarre

Prizren,16-17 prill
Gjatë 12 orëve të kaluara në Prizren kanë shpërthyer tri zjarre, në tri lokacione të ndryshme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta në marketin “CANI” në rrugën Enver Haradinaj”. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin i cili kishte djegur gjëra ushqimore dhe inventarin e objektit. Vlera e dëmit mbetet e papërcaktuar ndërsa policët hetues dhe të krimteknikës kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes. Tani për tani nuk dihet shkaktari i zjarrit.Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Edit Durham”. Në këtë rast, në një shtëpi banimi është kapluar nga flakët njehsori elektrik. Në vendin e ngjarjes përpos policisë dhe zjarrfikësve kanë qenë të pranishëm edhe Njësiti i KEDS-it. Të cilët kanë kryer hetime paraprake.Ndërsa rasti i tretë është raportuar të ketë ndodhur sot, në orët e mëngjesit në rrugën “Sefedin Laçi”. Rreth orës 06:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një shtëpi është duke u djegur. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë që digjej kulmi i një shtëpie dy katshe dhe për fat të mirë zjarri nuk ka depërtuar në brendi të shtëpisë. Edhe në këtë rast zjarrfikësit kanë kryer punën e tyre. Në të tri rastet nuk është raportuar për persona të lënduar. * * *Dje rreth orës 09:00, Njësiti Rajonal Kundër Drogave ka kryer bastisje në rrugën “Behamir Memaj” në dy lokacione;në një shtëpi banimi dhe në një punëtori me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 99 qese najloni të mbushura me substancë që dyshohet të jetë marihuanë dhe dy pistoleta të kalibrit 7.62 mm. Është sekuestruar edhe një sasi parash euro dhe denarë të Maqedonisë. Nga Njësiti Kundër Auto Krimeve janë sekuestruar edhe disa targa të automjeteve dhe pajisje zëri për automjete. I dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje