Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tri operacione të suksesshme të policisë kufitare në dy ditët e fundit

Prishtinë, 14 mars 2014 -Gjatë dy ditëve të fundit Policia Kufitare ka shënuar suksese të konsiderueshme në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kufitar, ku përpos zbulimit të shumë rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandimit të mallrave, janë zbuluar edhe dy raste të ‘kontrabandimit me migrantë’ dhe një rast i ‘kontrabandimit të duhanit’ me sasi të madhe si dhe janë arrestuar 4 persona të dyshimtë. Me datën 12.3.2014 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem JASHARI” në Prishtinë zyrtarët policorë kanë arrestuar katër persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’. Personat e arrestuar janë:
• A. B. m/sh/k
• D. Sh. f/sh/k
• N. M. m/sh/k
• L. Sh. f/sh/k
Bazuar në hetimet fillestare policore dyshohet se personat e dyshuar tashmë të arrestuar nga policia, me qëllim të përfitimit material kanë aranzhuar ardhjen për vizitë të një familje turke shtatë anëtarshe në Kosovë, të cilët kanë ardhur dhe janë ndalur nga policia e aeroportin e Prishtinës, ku qëllimi i tyre nuk ka qenë qëndrimi në Kosovë por shfrytëzimi i Kosovës si vend transit, me qëllim shkuarjen në vendet e Bashkimit Evropian. Njëri nga të arrestuarit është punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit përkatës kanë iniciuar rastin ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti tjetër ka ndodhur në pikëkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’ Me 12.3.2014, në orën 12:50, në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’ në dalje të Republikës së Kosovës për në Republikën e Serbisë, zyrtarët policorë kanë ndalur një veturë në të cilën gjendeshin, përpos vozitësit, edhe tre persona tjerë. Pas kontrollit dhe intervistimit të tyre është kuptuar se këta persona kishin paguar shuma të konsiderueshme, me qëllim të shkuarjes në një shtet të Bashkimit Evropian. Pas konsultimit me prokurorin kompetent është hap rast i ‘kontrabandimit me migrantë’. Kontrabandim me mallra /duhan Me datën 13.3.2014, rreth orës 23:30, Policia Kufitare e rajonit ‘Perëndimi’ , pas organizimit të një plani taktik policor në brezin kufitar (Vijën e gjelbër) me Shqipërinë, konkretisht në fshatin Vërmicë, kanë arritur të zbulojnë tre kuaj të ngarkuar me një sasi të konsiderueshme të duhanit, të cilët kishin kaluar kufirin nëpërmjet vijës kufitare. Sasia e duhanit të konfiskuar është 40 paketa cigare, filterë të mbushur mekanikisht dhe 14 qese plastike me peshë përafërsisht nga 10 kg, duhan i papaketuar (refuzë).Duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës me kompetencë procedurale, kurse tre (3) kuajt do t’i dorëzohen AUV-it (Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës).Kuajt kanë qenë në përcjellje të një personi të dyshuar, i cili në momentin e intervenimit të zyrtarëve policorë , ka arritur që t’i shmanget arrestimit dhe ka ikur në drejtim të territorit të Shqipërisë. Është njoftuar edhe policia kufitare shqiptare lidhur me personin e dyshuar dhe janë duke i koordinuar veprimet, me qëllim kapjen e personit të dyshuar. Të gjitha veprimet policore lidhur me këto raste janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje