Policia e Kosovës, hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj, pas punës së vazhdueshme profesionale në një rast të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, më datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar për shitje, me ç’rast gjatë orëve të pasdites, gjatë një operacioni taktik të koduar “Transferi” dhe në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontrolli i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë e Poshtme të komunës së Prishtinës. Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur një sasi e dyshuar për marihuanë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në një kavanoz plastik.
Deri në këtë fazë një person është arrestuar, rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet e tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.