Prishtinë, 23 dhjetor 2020
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, disa nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, kanë prezantuar hulumtimet e realizuara, para u. d. Drejtorit të Përgjithshëm dhe nivelit të lartë ekzekutiv të policisë.
Disa nga temat e përzgjedhura për prezantim, si rezultat i hulumtimeve të zyrtarëve policorë të ndara në grupe ishin:
1. Përdorimi i internetit nga zyrtarët policorë në trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”.
2. Aktivitetet policore gjatë pandemisë ‘Covid 19’ në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
3. Ndikimi i pandemisë ‘Covid 19’, në dhunën në familje.
4. Roli i policisë në hetimin e veprave penale të kryera nga të miturit në bazë të ligjeve të aplikuara në Kosovë.
Këto hulumtime të realizuara nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, do të merren në shërbim të Policisë së Kosovës, për analizë dhe implementim sipas vlerësimeve dhe nevojës policore.