Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK) Kolonel Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë iniciativën për themelimin e shoqatës sportive në kuadër të PK-së, ku sot për herë të parë u mbajtë kuvendi themelues i shoqatës sportive të Policisë, në të cilën morën pjese drejtori Hoxha me stafin e lart menaxhues, si dhe (26) delegatët e kuvendit themelues të shoqatës.
Kuvendi zgjodhi organet drejtuese, aprovoi statutin e shoqatës sportive si dhe caktoi përgjegjësit për themelimin e klubeve sportive në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës.
Qëllimi i kësaj shoqate është të integrohet në federatat e ndryshme sportive me disiplina si; fillimisht futboll të vogël, volejboll, xhudo, atletikë, shenjëtari, shah etj, e që kjo do të ndikojë në integrimin, qasjen dhe afërsinë e drejtpërdrejtë te policisë me komunitetin, për treguar disiplinën dhe profesionalizmin e zyrtareve policorë edhe jashtë detyrës policore.
Shoqata sportive e Policisë së Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore, do të vazhdojë me aplikim në institucionet relevante për licencim dhe procedura të mëtejme.