Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentim vrasje-shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Sallagrazhdë-Suharekë, 16 mars
Rreth orës 19:10 në fshatin Sallagrazhdë ka ndodhur një tentim vrasje të një personi. Sipas raporteve nga grupi hetimor që ka dalë në vendin e ngjarjes thuhet se në drejtim te viktimës i cili kishte qenë tek dyert e oborrit është shtënë me breshëri nga kallashnikovi duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 11 gëzhoja të fishekëve e më pas janë bërë bastisje të objekteve ku janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 18 fishekë dhe një pushkë gjuetie me dy fishekë. Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë e llojit Golf II e cila dyshohet të jetë përdor për kryerjen e veprës. Ndërkaq në familjen e viktimës është sekuestruar një pistoletë e cila ishte me leje por është sekuestruar për shkaqe sigurie. Kësaj ngjarje i ka parapri një sherr i një dite më parë që kishte ndodhur në mes të familjes Hajdari dhe Baftia. Këto dy familje thuhet se kanë mosmarrëveshje që prej dy vitesh. Në orët e mbrëmjes, policia ka arrestuar 5 meshkuj me mbiemër Hajdari. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje