Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentim vrasje ne rrugën “Eqrem Çabej”

Prishtinë, 24 2014 – Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:
o Z. T, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
 J. N, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Në vend të ngjarjes ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:
• një gëzhojë si dhe një
• pistoletë Beretta (cal. 7.65)
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje