Prishtinë, 21 shkurt 2014 – Dje rreth orës 15:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje në tentativë, ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:
o E. K., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Bazuar në hetimet fillestare, në incident kanë qenë të përfshirë dy grupe rivale, të cilët për shkak të një mosmarrëveshjeje që palët kanë pasur mes vete, kanë shtënë me armë zjarri, kundrejt njëra tjetrës, duke plagosur kështu viktimën e sipërshënuar.Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin e pesë personave të dyshuar prej të cilëve ka arrestuar një:
S. D., mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Në vend të ngjarjes ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:
• tri predha;
• një karikator;
• shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm;
• vetura Golf-2 (e përfshirë në rast)
• vetura AUDI-A-4 (e përfshirë në rast) dhe
• vetura GOLF-5 ( e qëlluar me armë zjarri aksidentalisht).
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërkohë që ekipet policore janë në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në rastin në fjalë.