Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tejkalojnë në vijë të plotë, dy kundërvajtësve të mjeteve të rënda u merret patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 13 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar dy foto në të cilat qartë shihen vozitës, ku njëri ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë më saktë në fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe kanë konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje