Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar dy video incizime në të cilat shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail:
[email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë