Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Koretin komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili tejkalon në vijë të plotë me të cilat veprime rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, tejkalim të cilin e bënë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është pesëdhjet (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohëshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.