Me datë 18.07.2022, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës , konkretisht Njësia e Rregullimit të Komunikacionit Rrugor –Prizren, me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacion ka mbajte një pikë kontrolli, gjatë kësaj kohe ka hasur një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.
Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ka ngarë automjetin me shpejtësi prej 128 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit.
Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët e shpeshtë si shkak i aksidentit, andaj respektojeni kufizimin e shpejtësisë dhe rregullat tjera të komunikacionit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve.