Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi me drejtorët e shkollave të rajonit të Ferizajt – Sastanak sa direktorima škola u regionu Ferizaja

Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit, ka thirrur në takim të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta të rajonit të Ferizajt, takim ky që u mbajt sot me datën 06.03.2022 nga ora 10:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Përfaqësuesi nga drejtoria e arsimit e komunës së Ferizajt dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta nga komunat : Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hanit të Elezit.
Drejtori Rajonal i policisë, Nënkoloneli Basri Shabani para të pranishmëve tha se janë mbajtur ligjerata, pothuajse në të gjitha shkollat e mesme të larta në rajonin e Ferizajt me tema të ndryshme në vetëdijësimin e nxënësve në parandalim e dukurive negative, po ashtu shpalosi edhe trendin e rasteve kriminale të incidenteve nëpër shkolla dhe rreth tyre gjatë vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023.
Në këtë takim u vlerësua dhe u lavdërua puna e mirë e policisë për bashkëpunimin me drejtorët e shkollave në identifikimin dhe kapjen e personave që prishin rendin dhe qetësinë publike rreth dhe nëpër shkolla.
Drejtori Rajonal i Policisë i siguroi të pranishmit se policia rajonale do të vazhdojë me ligjerata në shkolla dhe do të shtojë aktivitetet e policisë, veç policëve me uniformë do të angazhojë edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile me një ‘’Task Forca’’ në parandalim të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.
Në fund të këtij takimi u rekomandua që:
– Të ketë patrullime më të shpeshta të policisë në afërsi të shkollave gjatë ndërrimeve .
– Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të informohen drejtorët e shkollave të mesme të larta për nxënësit që janë përfshirë në incidente.
– Të vazhdohet me ligjeratat e policisë nëpër shkollat e mesme me tema të ndryshme për dukuritë negative.
– Në koordinim me Drejtoritë e Arsimit, Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, të kryhen kontrolle nga ana e policisë në shkolla.
– Të kontrollohen lokalet në afërsi të shkollave nga ana e policisë dhe inspektorëve komunal.
Sastanak sa direktorima škola u regionu Ferizaja
Na osnovu Integrisane strategije policije vođene obaveštajnim podacima i policije u zajednici, Regionalna direkcija policije, u saradnji sa direkcijama za obrazovanje, sazvala je na sastanak sve direktore srednjih škola regiona, koji je održan danas, 06.03.2022 od 10:00 časova u Regionalnoj policijskoj upravi u Ferizaj.
Na ovom sastanku su bili prisutni: Predstavnik Direkcije za obrazovanje opštine Ferizaj i direktori srednjih škola iz opština: Ferizaj, Kačanik, Štimlje, Štrpce i Hani i Elezit.
Regionalni direktor policije, potpukovnik Basri Šabani rekao je prisutnima da su u skoro svim srednjim školama u regionu Ferizaj, održana predavanja o raznim temama u podizanju svesti učenika o sprečavanju negativnih pojava, takođe je predstavioprisutnima trend krivičnih slučajeva – incidenata u školama i oko njih tokom 2022. i početkom 2023.
Na ovom sastanku je cenjen i pohvaljen dobar rad policije, za saradnju sa direktorima škola na identifikaciji i hvatanju lica koja remete javni red i mir u okolini i u školama.
Regionalni direktor policije je uverio prisutne da će regionalna policija nastaviti sa predavanjima u školama i pojačati policijske aktivnosti, da će pored uniformisanih policajaca angažovati i policajce u civilu zajedno sa „Task Force“ na prevenciji negativnih događaja oko i u školama.
Na kraju ovog sastanka preporučeno je da:
– Trebalo bi da budu češće policijske patrole u blizini škola tokom smena nastave.
– U koordinaciji sa Osnovnim tužilaštvom u Ferizaj, direktori srednjih škola treba da budu obavešteni o učenicima koji su učestvovali u incidentima.
– Nastaviti sa policijskim predavanjima u srednjim školama na različite teme o negativnim pojavama.
– U koordinaciji sa Upravama za obrazovanje, Tužilaštvom i Osnovnim sudom, vršiti policijsku kontrolu u školama.
– Policija i opštinski inspektori kontrolišu prostorije (locale i prodavnice) u blizini škola.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje