Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi i stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj

Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani, ka thirrur sot në takim mujor të gjithë komandantët e stacioneve policore, shefat e njësive rajonale dhe atyre të centralizuara , për të prezantuar analizën e raportit mujor për muajin shtator të vitit 2021, të krahasuar me muajin shtator të vitit 2020.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt.
Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në përgjithësi , krahasuar me muajin shtator të vitit 2020 :
•Krimi në përgjithësi ka shënuar rënie nga 325 raste në 322 , apo – 0.9 %
•Veprat penale nga 269 në 238, apo -11.5 %
Edhe sa i përket krimeve kundër pasurisë kemi pasur rënie të këtyre veprave :
•Vjedhjet e rënda nga 27 në 21 apo -22.2 %
•Vjedhjet nga 57 në 37 apo – 31 . 1 %
Gjithashtu ka pas disa aktivitete të shtuara në arrestimin e personave të kërkuar nga policia dhe me urdhëresë të gjykatave .
-Arrestime nga 38 në 51 persona , apo + 34.2 %
-Urdhëresa të realizuara të gjykatës nga 167 në 279 , apo 42.9 %
Ndërkaq, është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, me theks të veçantë, parandalimin e aksidenteve në komunikacion, vazhdimin e aktiviteteve të policisë me automjete dhe rroba civile në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në lokacione të ndryshme.
Nga 89 aksidente sa kanë ndodhur në shtator të vitit 2020 , në shtator të vitit 2021 kanë ndodhur 113 , apo rritje për + 27 %
Ndërsa sfidë për policinë rajonale është vlerësuar të jetë Pandemia Covid-19 , e cila po kërkon angazhim për policinë 24 orë në ditë.
Po ashtu nga komandantët e stacioneve dhe shefat e njësive rajonale, është kërkuar që të shtohen aktivitetet e policisë edhe në fusha tjera, sipas Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji : në grumbullimin e informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda , grabitjet, krimin e organizuar fajdetë, drogat, informacione rreth dukurive negative rreth shkollave, informacione rreth kapjes së personave të kërkuar me urdhëresë nga gjykata etj .
Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që rajoni ynë të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacionin rrugor.
Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje