Takim pune në mes të Drejtorit Rajonal të Policisë në Prizren dhe Drejtorit te departamentit për Operative të SHKK si dhe Drejtorit te Qendrës se Paraburgimit ne Prizren
Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, priti në takim Besar Gashin Drejtor i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë si dhe Aqif Ilazin U/D Drejtor i Qendrës se Paraburgimit ne Prizren.
Drejtori Rajonal Faton Alija e ka falënderuar drejtoret nga SHKK-ës për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe i njoftoi për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka vlerësuar të qetë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe tema tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës
Të dy palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në sigurisë e përgjithshme të rajonit tonë.