Takim pune në mes të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta dhe Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Gjeneral Mario BOZZI
Sot me datë 07.03.2023 Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, në ambientet e Drejtorisë Rajonale priti në takim zyrtar komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Gjeneral Mario BOZZI.
Në një takim miqësorë u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Gjakovës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë. Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Brigadës Shumëkombëshe të Perëndimit, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.