Sot, më datë 01 Dhjetor 2021, kapiten, Hasan Tershani,shef i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren së bashku me stafin kanë mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe me menaxheret e Ministrisë së Infrastrukturës z. Ferid Tafallari, që është përgjegjës për rrugët rajonale Prizren 1 dhe nacionale.Po ashtu përfaqesuesi i MI Bahti Nebiu pergjegjes për rrugët rajonale Prizren 2 dhe nacionale si dhe perfaqesiesi I KK Prizren zoetri Muhamet Bajrami,pergjegjes per mirëmbajtjen e qyztetit te Prizrenit.
Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve që të jenë të gatshëm pasi po afrohet koha kur po hymë në sezonin dimëror, në mënyrë që të mos ketë pengesa në qarkullim të mjeteve në infrastrukturën rrugore të nivelit nacional dhe rajonal.
Përfaqësuesit e koympanive përgjegjëse janë shprehur se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar dhe intervenuar me kohë në pastrimin e rrugëve.
Takimi u vlerësua i dobishëm dhe konstruktiv dhe u dakordaum që së bashku t’i paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj.