Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim pune i Policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike

Gjilan, 26 gusht 2024
Në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit, kanë mbartur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive si dhe parandalimi i zjarreve e i dukurive negative.
Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehen mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Gjilanit për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje