Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Ferizaj u mbajt një takim me temë: “Dhuna në familje”, ku u trajtuan aspekte të rëndësishme lidhur me këtë dukuri shqetësuese.
Gjatë takimit u diskutuan:
– Statistikat e rasteve të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt,
– Legjislacioni që rregullon trajtimin e këtyre rasteve,
– Procedurat e bashkëpunimit me institucionet përkatëse,
– Trajtimi profesional i rasteve nga ana e Policisë dhe
-Procedura e Standardeve të Operimit (PSO) për monitorimin elektronik të urdhërave mbrojtës.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria për Parandalimin e Dhunës në Familje, Gjykata Themelore, Qendra për Punë Sociale e Ferizajt, Shtëpia e Sigurt (Strehimore), Mbrojtësit e Viktimave, hetuesit primarë të rasteve të dhunës në familje, si dhe shefat e hetimeve nga stacionet policore të Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.
Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e profesionalizmit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me synim që viktimat të marrin mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme në mënyrë sa më efektive dhe të dinjitetshme.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që të raportojnë menjëherë çdo rast të dhunës në familje, duke u drejtuar në:
Stacionin më të afërt të Policisë,Aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose
Numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Së bashku mund të kontribuojmë për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë!