Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim mes Policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike

Gjilan, 18 qershor 2024
Sot me datën 18.06.2024, në ambientet e shkollës së fshatit Cernicë të komunës së Gjilanit, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe angazhimeve, kanë mbartur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë. Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga misioni i OSCE në Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive.
Gjatë këtij takimi është zgjedhur edhe kryetari i ri i këtij këshilli dhe disa anëtarë të rinjë, pjesëtarë nga ky lokalitet.
Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje