Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim i stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë

Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Pandemisë COVID-19.
Pejë, 18 Gusht 2021
Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe masave të reja të ndërmarra nga Institucionet e vendi edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive në realizimin dhe implementimin e këtyre masave.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka mbajtur takim pune me sektorët rajonal dhe Komandantët e Stacioneve Policore. Në takim është bërë prezantimi i punës dhe rezultateve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 dhe zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Pandemisë COVID-19.
Takimi u mbajt me qëllim të koordinimit të veprimeve të ngritjes së kapaciteteve dhe shtimit të numrit të zyrtarëve policor në teren për zbatimin e masave COVID-19, gjithnjë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë.
Policia do të përditësoj Planin Operativ, do të ja përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime do të zbatoj detyrat dhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës bënë apel, njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke ju referuar Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë, Policia do të ndërmarr edhe masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit. Andaj, kërkojmë që bartja e maskës, mbajtja e distancës të respektohen siç parashihet në vendimet e fundit të Qeverisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje