Takim i stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj –zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Pandemisë COVID-19
Pas rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19, virusin Delta, si dhe në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr 01/25, i datës 12.08.2021 , Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ka mbajtur takim pune me sektorët rajonal dhe komandantët e stacioneve policore .
Takimi u mbajt me qëllim të koordinimit të veprimeve, ngritjes së kapaciteteve dhe shtimit të numrit të zyrtarëve policorë në teren, për zbatimin e masave Covid- 19, gjithnjë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19
Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave Covid-19, në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional , inspektorët, do të shtojë aktivitetet e saja duke kontrolluar, lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, sheshet etj, me synimin e parandalimit dhe ngritjes së nivelit të respektimit të këtyre masave .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falenderon të gjithë qytetarët që në masë të madhe po i respektojnë këto masa, njëkohë apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik
Në të kundërtën policia obligohet të veprojë konformë ligjit dhe zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.