Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim i përbashkët ndërinstitucional- Prizren

Prizren, 20 qershor 2022
Në kuadër të aktiviteteve të DRP-Prizren, Drejtori Rajonal, Kolonel Faton Alija, së bashku stafin e tij, kanë zhvilluar takim të përbashkët me, Drejtues i Parë Edmond SULAJ, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Republika e Shqipërisë, me stafin e tij.
Kolonel Alija, i njoftoj të gjithë, se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës, është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe bashkëpunim me të gjithë me qellim te parandalimit te dukurive negative. U diskutua edhe rasti i fundit i ndodhur me datën 18.06.2022 në fshatin Vermicë të Prizrenit, që kishte dy viktima shtetas të huaj, njëri nga viktimat është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa viktima tjetër është gjet pa shenja jete në atë zonë. Ku në lidhje me ketë rast janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia e Kosovës si dhe ajo e Republikës së Shqipërisë me qellim të ndriçimit të këtij rasti.
Drejtori Sulaj, u zotua për komunikim e takime sa herë që vlerësohen të nevojshme në kuadër të fushëveprimit të dy institucioneve, e që kanë interes të përbashkët sigurinë e ruajtjen e vlerave njerëzore për te cilat të dy institucionet tona kane angazhimin secili në fushëveprimin e tij.
Palët ranë dakord që takime të tilla dhe me interes të qytetareve dhe institucioneve të mbahen më edhe në të ardhmen dhe të vazhdohet ky bashkëpunim i mirë që ekziston.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje