Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim i përbashkët ndërinstitucional- Prizren

Prizren, 25 shkurt 2022
Në kuadër të aktiviteteve të DRP-Prizren, Drejtori Rajonal, Kolonel Faton Alija, së bashku Komandantin e SP-Prizren, Major Vebi Zekolli, kanë zhvilluar takime të përbashkëta me, z. Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit, me Konsullin e Konsultës Turke në Prizren, z. Sedar Ozaydin, me përgjegjësinë e CIMIK- Kapiten Tolga YILDIRM si dhe me Komandantin e KFOR-it Turk në Prizren Kolonel Fatih CANSIZ.
Kolonel Alija, i njoftoj të gjithë, se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës, është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe bashkëpunim me të gjithë. U diskutua edhe rasti i fundit i heqjes së flamurit turk, nga shtylla, incident ky që nga të gjithë u konsiderua si rast i izoluar.
Palët ranë dakord që takime të tilla dhe me interes të qytetareve dhe institucioneve të mbahen më edhe në të ardhmen dhe të vazhdohet ky bashkëpunim i mire që ekziston.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje