Në saje të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje Policia në Rajonin e Mitrovicës, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.
Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në rajonin e Mitrovicës, kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje. Informacione për të shtëna ishin raportuar në Mitrovicë e Skenderaj, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen tri armë dhe 121 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.
Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.
Me respekt
Zyra për Informim
DRP-Mitrovicë