Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar fshiheshin në Kosovë, operacioni i Policisë së Kosovës i vë në pranga

Prishtinë, 19 korrik 2018

Policia e Kosovës, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, me datën 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.
 
Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:

•    M. M.         lindur me 1981     mashkull/shtetas i Malit të Zi
•    J. P.         lindur me 1988     mashkull/shtetas i Malit të Zi
•    S. D.         lindur me 1996     mashkull/shtetas i Serbisë
•    L. Z.         lindur me 1995     femër/shtetase e Kosovës

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje