Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Suspendohet një zyrtar policor

Prishtinë, 11 qershor 2015
Një zyrtar policor i Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, është suspenduar nga detyra për dyzet e tetë (48 orë), me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.Ky vendim është marrë në orët e pasdites së ditës së djeshme, me 10 qershor 2015, pasi që i njëjti ishte i përfshirë në një incident me fotoreporter/gazetarë në stadiumin e qytetit të Mitrovicës-Jugu.Mbështetur në Udhëzimin Administrativ Nr.06/2012, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, pas dyshimit të arsyeshëm, se punonjësi i Policisë së Kosovës është përfshirë në incidentin që paraqet shkelje disiplinore dhe duke u mbështetur në interesin e Policisë, punonjësi S. J. suspendohet përkohësisht nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore në afat prej dyzet e tetë (48) orë.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja, në mënyrë të drejtë, profesionale në marrjen e veprimeve të drejta ligjore në të gjitha rastet. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje